Franca sulmon disa rajone në Mosul të Irakut

30.09.2016 20:06:11

Avionët luftarakë të Francës kanë filluar sulmet e tyre kundër pozicioneve të grupit terrorist ISIS në Irak duke u nisur nga aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle.

Një oficer i bordit dha se avionët do të marrin pjesë në një sulm në Mosul, bastion i grupit terrorist ISIS në Irak. Agjencia AFP e lajmeve raporton se në këtë operacion do të marrin pjesë 24 aeroplanë dhe do të mësyjnë mesatarisht në çdo tre minuta.

Oficeri tha gjithashtu se avionët luftarak ishin të armatosur me bomba. Ky është misioni i tretë i anijes aeroplanmbajtëse me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri që nga shkurti i 2015 kur Franca përshkallëzoi operacionet e saj që pas sulmeve në Paris.