Francë: Ky është kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet presidenciale

29.01.2017 22:34:52

Benoit Hamon ka arritur të fitojë zgjedhjet brenda Partisë Socialise, duke mposhtur kandidatin Mauel Valls, dhe njëherit për tu bërë kandidat për zgjedhjet presidenciale në Francë.

Edhe pse nga sondazhet pritshmëritë nuk janë të mëdha për këtë parti, zyrtarët e saj janë të bindur që Hamon mund të jetë një president i duhur për Francën, shkruan DailyMail.

Disa nga premtimet e Hamon janë për ta reduktuar orarin nga 35 orë në 32 orë në javë, madje ai ka premtuar edhe legalizimin e kanabisit.

Benoit Hamon do të duhet të ballafaqohet me konkurencën e fortë të Francuis Fillon dhe Marine Le Pen, për ta marrë postin e presidentit të Francës.