Frankfurt “trullos” Schallken në Shtëpi

27.01.2017 23:43:09

Pavarësisht që fundjavën e kaluar fituan 3 pikë, tifozët e Schallkes 04 mbetën të zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tyre, si me lojë ashtu edhe me rezultat.

Skuadra e Schalkes ishte e pa ide, shumë e lexueshme për skuadrën kundershtare, për më tepër edhe e ngadalshme në sulmet e tyre, në anën tjetër Eintrachti i Frankfuritit me një lojë cinike, pragmatike, arriti që të dalë nga stadiumi “Veltins Arena” me 3 pikë, me golin e vetëm të cilin e shënoj Alexander Meier në minutën e 33 të takimit.

Me këtë humbje Schallke 04 mbetët në vendin e 10 me 21 pikë, ndërsa Eintrachti i Frankfuritit ngjitet në pozitën e 3 me 32 pikë të tubuara. /fokusi.org/