Ish strukturat parlementare serbr, manovra ushtarake në veri

27.01.2017 23:36:25

Gjatë janarit të këtij viti mbi 300 pjesëtarë të njësive paramilitare të Kroacisë , Bosnjës, Serbisë e Kosovës kanë mbajtur ushtrime në malet e Kopriçevës në veri të Kosovës.

Këto ushtrime kanë zgjatur disa ditë. Gjatë gushtit të vitit 2016 pjesëtarët e të ashtuquajturit Klubi Sportiv “Airsoft Klub Vukovi” kishin vizituar këtë pikë. Sic raportohet në emisionin hulumtues “Udhëve” në RTK , ekziston dyshimi se këta pjesëtarë  janë duke u përgatitur për mundësinë e një konflikti të ri të armatosur në Kosovë. Prijës i këtij organizimi, është Momçillo Arllov, i dyshuar si trafikant i armëve dhe eksplozivit nga Serbia në Kosovë. I njëjti mësohet se ka qenë pjesëtarë i njësive paramilitare të kapetan Draganit dhe Arkanit, gjattë luftës në Kroaci. I njëjti dyshohet të ketë marrë pjesë edhe në luftën e Bosnjes e Kosovës. Bëhet e ditur se ata janë stërvitur edhe në kampet e Arkanit në Slloveninë lindore. Pasluftës në Kosovë, Arllov ka qenë udhëheqës i shoqërisë civile në veri të Mitrovicës. Qëndrimet e tij ndaj Kosovës shihen fare qartë në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Artikujt që ai shpërndan, janë të medieve propaganduese ndaj shqiptarëve si puna e kësaj faqeje, http://cojstvo.rs, në të cilën ka shkrime ku prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u referohen si terrorist. Momcillo Arllov është serb i lindur në Koraci, i cili bashkëpuntorë të afërt të tij dyshohet se e ka Vuk Mitroviq-in, I cili ka pozitë të lartë në Qendrën për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në veri të Mitrovicës. Mësohet se ata ishin arrestuar në afërsi të qytetit të Zajeçarit në Serbi, natën ndërmjet 2 dhe 3 Nëntorit të vitit 2011, kur u patën kapur me një sasi të madhe të armëve dhe eksplozivit. Vet mediet serbe patën raportuar për kapjen Arllov-it dhe Mitrovic-it.