Frashër Krasniqi mbetet në paraburgim pas grushtimeve që i bëri Milaim Zekës

Frashër Krasniqi mbetet në paraburgim pas grushtimeve që i bëri Milaim Zekës

30.09.2017 10:19:21

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është në paraburgim pasi mbrëmë në një debat televiziv grushtoi deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se me urdhër të Prokurorit, deputeti i VV-së gjendet në paraburgim.

“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim për shkaktim të lëndimit trupor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha se për rastin, gjatë ditës do të lëshojnë një raport më të detajuar.