“Legjendat nuk vdesin kurrë”

09.06.2018 21:57:34
Kjo ishte thënia mbi bluzat e disa tifozëve në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në qendër të Prishtinës.

Thënie e dedikuar për një legjendë si Fadil Vokrri.

Veprat e të cilit do të mbesin përherë në kujtesën dhe mendjen e sportdashësve shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Kryetari i FFK-së dhe legjenda e futbollit kosovar ndërroi jetë sot në mëngjes përgjatë kohës sa ishte në fitness.

Një arrest kardiak doli të ishte fatal për Vokrrin i cili nesër pritej të nisej për në Rusi, ku do të merrte pjesë në hapjen e Kampionatit Botëror.

Në kujtim të veprimtarisë së Vokrrit sot në Prishtinë u ndezën qirinj nga shumë qytetarë, zyrtarë shtetëror, politikanë, sportistë e familjarë.

Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi falënderoi gjithë pjesëmarrësit që ndezën qirinj për Vokrrin, i cili i dha shumë futbollit.

Ademi para të pranishmëve theksoi se Vokrri ka qenë i qytetarëve, dhe në këtë mënyrë e meriton të nderohet.

“Në emër të FFK-së dhe familjes ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen. Fadil Vokrri është i gjithë popullit, dhe mënyra më e mirë është që sot ia bëni këtë nder. Ju falënderojmë nga zemra për këto homazhe dhe për nderin e sotëm që ia bët legjendës së futbollit”, tha Ademi.

Varrimi i legjendës kosovare do të bëhet nesër me fillim nga ora 17:00, në varrezat e kryeqytetit.

Kurse homazhe dhe një mbledhje komemorative do të mbahen më herët në objektin e Kuvendit.

Ngushëllime për humbjen e emblemës së futbollit në Kosovës kanë shprehur edhe institucionet më të lartë të futbollit si UEFA dhe FIFA. /Lajmi.net/

333

vokrr

afs