Frashër Krasniqi: Rasti i montuar ndaj aktivistëve të VV-së është turpi i sistemit të drejtësisë

26.02.2018 23:11:04

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Frashër Krasniqi ka theksuar se Gjykata e Apelit i ka liruar aktivistët e VV-së nga burgu, ku po vuanin dënimin për një vepër që sipas tij, nuk e kishin kryer.

Ai në një postim në profilin e tij në Facebook ka pyetur se çka do të thotë sot dhe nesër Beqir Kalludra dhe Klani Pronto që e porositen t’i dënoj ata.

Krasniq ka thënë se cfarë do t’i thotë ky binom familjes Dehari që ua kthyen djalin në arkivol.

Sipas tij, rasti i montuar ndaj tyre do të mbetet në histori si turpi i sistemit të drejtësisë në Kosovë.