Kandidati për deputet në listën e AKR-LDK, Jetlir Zyberaj, ka thënë se sa më shumë që afron 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet e pranohet programi i tyre për SHTETndërtim.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se fitorja tashmë është e pashmangshme, Lista AKR-LDK nuk është një nga opsionet, por opsioni i vetëm.
Postimi i plotë:
Sa më shumë që afron 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet e pranohet programi ynë për SHTETndërtim.
Qytetarët në masë, gjithandej Kosovës, njëjtë si këtu në Shtime, po rreshtohen për Shtetin SHTET.
Fitorja tashmë është e pashmangshme, Lista AKR-LDK nuk është një nga opsionet, por opsioni i vetëm.






































