Shqiperi/ Monika Kryemadhi: Kryeministri bën llapa-llapa gjithë ditën në televizor, i fut një të veshur me fustan dhe bën batuta

07.02.2021 14:34:41

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me votuesit në Kombinat të Tiranës për herë të parë.

Kryemadhi ka kritikuar hapur daljet e fundit të kryeministrit Rama duke thënë se ai bën ”llapa llapa” gjithë ditën ndërsa ka deklaruar se po të kishte drejtësi, do ia priste rrogën pasi ka 4 orë.

Ajo shton se nuk votuesit nuk duhet të merren më me Ramën, po më 25 prill duhet që të votojnë për veten e tyre.

Nëse do të kishte administratë serioze, sipas saj, duhet t’ia kishin prerë pagën sepse Rama vetëm flet dhe bën takime online dhe mbetet gjithë ditën në televizion.

Deklarata e plotë

Ne në fakt sot jemi në takimin e 3 a 4 që po bëjmë në Kombinat. E nisëm ditën me një takim me të rinj profesionistë, ishte një numër i madh inxhinierësh, mjekësh. Gjëja e parë që thonë është se na ka ardhur në majë të hundës me mashtrimet e kryeministrit në ikje. Në fakt kur nisem unë për të folur për të, nuk ka nevojë të flas unë se flasin vetë njerëzit. Një urrejtje për shkak të papunësisë, taksave të larta, mungesës së punës së mirëpaguar dhe shikoj që në tv ka që në orën 9, ora po shkon 12. Unë kam takuar qindra të rinj e të reja, votues për herë të parë ndërsa ne kemi kryeministrin që duhet të ishte në krye të detyrës, të punojë apo jo  që bën llapa llapa gjithë ditën ne ekran. Një nga pikat më të forta të tij ka qenë profesioni llafazan, i cili ju ka dhënë shqiptarëve vetëm llafe, premtime, mashtrime.

Dhe kur vjen puna, taksat e larta, çmimi i energjisë i lartë, papunësi, janë ngritur shqiptarët me plaçka për të ikur, e pse? Sepse shikojnë një shoë man, i cili për hir të vërtetës, po të ketë adminsitratë publike, drejtësi, ja pret rrogës se ka 4 orë që bën dërr dërr.

Nuk është puna jonë të merrmi me të, detyra jonë është që në 25 prill të gjithë ju që jeni votues për herë të parë, ta filloni jetën mbarë, duke votuar për veten tuaj. Ne sot bashkë me Floidën jemi gjithë ditën në takime në Kombinat dhe Astir. Ketë e kemi për të pasur më shumë takime, kontakte, por për të takuar edhe më shumë socialistë, sepse në fund të ditës ajo që është më shumë e rëndësishme është që kuptojmë se njerëzit janë të zhgënjyer, të lodhur dhe aq më shumë të rinjtë. Sot pjesa më e madhe e juaja duan të largohen për shkak të punës, punës së mirëpaguar, për shkak të mungesës së cilësisë në arsim, për shkak të mungesës së hapësirave. Ne këtë duam të bëjmë, të rikthejmë shpresën të krijojmë hapësira të reja për të rinj e të reja. Ne këtu sot jemi një numër simbolik të qytetit të nxënësit, me gjimnazistë, maturantë, votues për herë të parë të kësaj zone.

Shpresojmë që pastaj të vazhdojmë me takime të tjera në Astir. Ajo që më pëlqen më shumë është energjia dhe pozitiviteti që unë gjithmonë kam gjetur në Kombinat, që kur ishte me 12 mijë votues, e tani që është me 60 mijë. Po i njëjti pozitivitet, energji, forcë dhe mendim. Takimi me profesionistët e rinj në kombinat na bëri përshtypje se ishin mbi 25 inxhinierë elektronikë që punonin në call center, sepse hapësira e punës ishte e pamundur.

Ne kemi kryeministrin online, drejton kryeministri online. E keni parë se çfarë bën kryeministri, harxhon gjithë paratë e qeverisë Arla, i vë ledin përpara, i bllokon me gazetarë me televizione nga 4-5 orë e vetëm barcaleta e batuta.

Ai nuk ka asnjë ide, se ku do të punojë Arla nesër, se si do shkollohet Arla nesër, se si do jetojnë prindërit e Armës, se si do rrisë rrogat, si do të rrisë pensionet, nuk flet ai. Ai vesh pantoflat e kuqe, xhaketat e kuqe, i fut edhe një fustan dhe mendon se kështu do të pasurohen shqiptarët. Sepse mendon se kështu do të krijojë vende pune, mendon se kështu do të krijojë hapësira për të rinjtë. Prandaj, më 25 prill Arla, si votuese për herë të parë që je ngule votën mirë për të ardhmen tënde.

Ne si LSI në programin tonë kemi pesë prioritete shumë të thjeshta, që kanë impakt të drejtpërdrejt te familjet tuaja, te prindërit tuaj, te gjyshërit tuaj. Kanë impakt tek ju dhe kanë impakt për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse ne nuk mendojmë për të ardhmen tuaj, atëherë është e kotë që të flasim dhe të vijmë këtu t’ju takojmë.
Megjithatë, unë dua t’i jem shumë mirënjohëse Floidës, por mbi të gjitha edhe gjithë grupit, Fredit, Luisit, Olsit, Arlës, të cilët na kanë krijuar një netëork të paparë tek votuesit për herë të parë, sepse fuqia e LSI mos mendoni se ka qenë ndonjëherë pushteti. As ministrat, as drejtorët, as kryetari i partisë, as kryetarja e partisë dhe as anëtarët e Kryesisë.

Fuqia e LSI-së kanë qenë gjithmonë votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe të rejat, sepse në fund të fundit ne jemi e vetmja parti që e mban fjalën e saj, i mbajmë njerëzit, u përgjigjemi atyre. Është e vetmja parti politike që në 16-17 vjet të jetës së saj politike ka breza të rinjsh politikanësh, duke filluar nga Erisa Xhixho që kur ishte gjimnaziste, sot është nënkryetare e partisë, është pedagoge, është me grada shkencore, të cilat i ka marrë në opozitë. Kemi Endrit Braimllarin që e filloi si President i Gjimnazit ‘Besnik Sykja’ dhe sot është Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, kandidon në Qarkun e Korçës, që do të jetë surprizë si qark. Kemi Kejdi Mehmetajn që edhe ajo erdhi si senatore e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’ si nxënëse e ekselencës, sot është nënkryetare partie, kandidon edhe ajo në Qarkun e Fierit.

Kemi Floidën që po ashtu erdhi si gjimnaziste ekselence e ‘Petro Nini Luarasit’, studente e ekselencës për Farmaci, që sot është kryetarja e LRI-së, deputete, kandidon sot këtu në Kombinat. Jo pa qëllim e kemi sjellë këtu, sepse Kombinati ka prodhuar elita në politikë dhe në shumë profesione të tjera. Kemi Eriolin, kemi Klevi Pojanën, që ka ardhur si gjimnazist i ‘Partizanit’, i diplomuar për Drejtësi e që sot është pjesë drejtuese e LSI-së për Tiranën dhe shumë e shumë të rinj të tjerë. Pra, është një strukturë politike që prodhon politikanë të rinj dhe Shqipëria ka vërtet nevojë për një mentalitet të ri, ka nevojë për njerëz të rinj, ka nevojë për mendësi të reja, ka nevojë për një vizion të ri.

Programi i LSI, ku janë 5 prioritete në 5 muaj ka të bëjë me ndikimin e menjëhershëm në ekonominë shqiptare, në familjet shqiptare dhe krijimin e një hapësire dhe një vizioni të ri për të ardhmen tuaj, për familjet tuaja. Sepse sot ju jeni votues për herë të parë, jeni 18 vjeç, por nesër do të jeni prindër, do të jeni profesionistë.
Programi ynë këtë ka për qëllim, që edhe kur ikin studentët tanë, jashtë shtetit të shkollohen, ata duhet të kthehen në Shqipëri, sepse të jeni të bindur që duke fuqizuar ekonominë shqiptare, puna që do të kesh në Shqipëri do të ketë të njëjtën pagë me çdo vend tjetër të BE-së, por do të jesh pranë prindërve të tu, pranë shoqërisë tënde dhe mendojmë që të gjithë ne duhet të kontribuojmë për vendin tonë.
Vendi ynë është një vend i mrekullueshëm, nuk kemi pse ua lëmë të tjerëve. Jo pa qëllim është shkatërruar sistemi ynë arsimor, në mënyrë të tillë që të mos konkurrojnë diplomat tona me tregun e punës, të mos konkurrojnë në rajon, por ne do ta rikthejmë këtë gjë.

Sepse edhe ajo taksa për arsimin që kemi vendosur ne, që është pak 1 për qind, por do ta fillojmë me kaq, të shkojë për sistemin arsimor, që universitetet tona të konkurrojnë me ato të rajonit, të konkurrojnë edhe me ato evropiane dhe pse jo edhe në botë.

Dhe nga ana tjetër çdo profesionist që del nga universitetet tona të jetë i gatshëm për të punuar dhe për të pasur jo vetëm një vend pune të thjeshtë për tu ushqyer me bukë, por një vend pune që garanton konkurrencë në pagesë, ofron mundësi, ofron zhvillim dhe fuqizim ekonomik.
Energjia juaj është e depërtueshme edhe atje ku nuk depërton as drita e diellit.