Frika ndaj Turqisë? Greqia do të blejë aeroplanë dhe raketa në vlerë 2.32 miliardë euro

17.12.2020 21:46:17

Qeveria e Greqisë njoftoi sot se do të paguajë 2.32 miliardë euro për blerjen e avionit luftarak francez Rafale dhe avancimin e raketave.

Dorëzimi i 18 avionëve do të fillojë në mes të vitit 2021 dhe do të përfundojë brenda dy vjetësh, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Greqia ka ndarë 11.5 miliardë euro për modernizimin e forcave të saj të armatosura në pesë vjetët e ardhshëm, raporton AP.

Mes tensioneve me Turqinë mbi Mesdheun lindor, Greqia do të marrë kështu 12 avionë që janë në përdorim në ushtrinë franceze, si dhe gjashtë aeroplanë të rinj.

“Kjo procedurë do të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në ajër”, tha Petsas.