FSK dhe KFOR-i largojnë shtatë mjete të pashpërthyera

13.02.2017 15:04:08

Një person ka raportuar në polici se në pyll kishte hasur në disa mjete të pashpërthyera.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendim të ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar 7 mjete të pashpërthyera në mënyrë të sigurt.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krajkovë të Gllogovcit, pasditen e së dielës.