FSK inskenon aktivitete të kërkim-shpëtimit (Video)

25.10.2016 21:12:48

Forcat e Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë një aktivitet në Malishevë, me ç’rast kanë treguar gatishmërinë e tyre në rast të vërshimeve.

y aktivitet është duke u zhvilluar në kuadër të ushtrimit fushor “Shqiponja 5” nga pjesëtar të FSK-së, njofton Klan Kosova.

Togeri, Drilon Llaloshi, nga Njësia Kërkim-Shpëtim, ka deklaruar që janë të gatshëm për çfarëdo situatash.

Ushtrimi i lartpërmendur ka filluar me 22 tetor dhe do të përfundoj këtë të premte.