Ministri Abrashi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese inkurajues për reforma më të fuqishme në të mirë të pensionistëve dhe të qytetarëve të Kosovës

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka shprehur kënaqësinë për lajmin e mirë, siç e quan ai, përkatëisht për vednimin që Gjykata Kushtetuese ka marrë lidhur me kërkesën e deponuar nga ish-ministri Rashiq lidhur me Udhëzimin administrativ, me të cilën ministri përcaktonte procedurën administrative për realizimin e njohjes së të drejtës në pension. ministri Abrashi e quan inkurajues këtë vendim pçër të vazhduar reformat dhe mirëmenaxhimin e financave publike, si dhe për përkrahjen e qytetarëve të Kosovës që i plotësojnë kushtet në bazë të skemave përkatëse. Në vazhdë të kësaj, ministri Abrashi ka njoftuar se do të nxirren pasqyrat financiare për të parë sesa milionë janë kursyer që të kthehen në rritje pensionesh.

Ky është postimi i plotë i ministrit Abrashi i shoqëruar edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese:

“Gjykata Kushtetuese vendosi për ankesën e deponuar nga ish Ministri Rashiq

Gjykata Kushtetuese vendosi për rastin KO95/16, kundrejt parashtruesit të kërkesës, deponuar nga ish Ministri Rashiq, përmes së cilës kërkohej vlerësimi “kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë” të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2015, të MPMS-së.

Ky është një lajm i mirë, dhe shumë inkurajues për të vazhduar akoma më fuqishëm me reforma në funksion të mirë-menaxhimit të financave publike, dhe përkrahjen e pensionistëve, qytetarëve të Republikës që i plotësojnë kushtet për skemat respektive. Sa për informacion, me Udhëzimin Administrativ në fjalë, ne përcaktuam procedurën administrative për realizimin e njohjes së të drejtës në pension.

Gjatë ditëve në vijim, pasi edhe nxjerrim pasqyrat financiare, do të njoftoj publikun se sa milion kemi kursyer vetëm përmes këtij udhëzimi, dhe siç kam cekur edhe më herët, çka do që kursejmë, do të kthehet në pensione e mirëqenie më të lartë për pensionistët tanë.

http://www.gjk-ks.org/repository/docs/KO95-16_SHQ.pdf”/fokusi.org