Kastrati – Jakup Krasniqit: Fjalori i sotëm politik është pjellë e linjës së Tiranës/Kretës, zëdhënës i të cilës ke qenë ti

03.09.2016 12:45:10

Shkrimtari, gazetari dhe publicisti Rexhep Kastrati, në një reagim të bërë në facebook, ia ka kujtuar Jakup Krasniqit që fjalorin politik e ka instaluar linja e Tiranës/Kretës, zëdhënës i të cilës ishte ai. Po ashtu, ai ka shprehur keqardhje që disa eksponentëve të LDK-së u është imponuar fjalori rrugaçëror politik, por ka është shprehur se “kështu do të jetë derisa skena plitike të mospastrohet nga bastardë, rrugaçë dhe kriminelë politikë dhe jopolitikë, pra edhe ata si Kupa, që kujtojnë se duke krjuar parti të reja, lirohen nga përgjegjësia historike e kombëtare për dëmet që ia kanë bërë vendit dhe çështjes kombëtare, apo edhe që po ia bëjnë.”.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Jakup Krasniqi ka gjetur pozicionin edhe si jashtë politikës, si biçim analisti, mendshitësi, edhe si kryetar i Këshillit të Nismës, të mbajë ders për shqiptarët dhe t’u shesë moral politik. Mirëpo Jakup Krasniqi e di, dhe kjo nuk harrohet, s këtë fjalor politik e ka instaluar linja e Tiranës/Kretës gjatë dhe pas luftës, zëdhënës i të cilës ishe vetë. Dhe ishte ajo kohë kur Jakup Krasniqi villnte helm, përniqte gazetarë dhe nuk mendonte se ka një të djeshme, ka edhe një të sotme, por ka edhe një të ardhme. Dhe ajo që dje ka qenë sot, dhe kur nuk kujtohej fare për të nesërmen që është sot, se kohët ndrysjhojnë dhe pasojat vazhdojnë të ndihen. Dhe një nga pasojat është fjalori rrugaçëror që është imponuar dhe që ka mbetur pjesë e diskursit politik dhe jo vetëm politik. Mua më vjen keq që edhe eksponentë të LDK-së, sigurisht të provokuar nga jaranët e djeshëm dhe të sotëm të Jakup Krasniqit, e kanë banalizuar diskursin politik, por kështu do të jetë derisa skena plitike të mospastrohet nga bastardë, rrugaçë dhe kriminelë politikë dhe jopolitikë, pra edhe ata si Kupa, që kujtojnë se duke krjuar parti të reja, lirohen nga përgjegjësia historike e kombëtare për dëmet që ia kanë bërë vendit dhe çështjes kombëtare, apo edhe që po ia bëjnë.”