Ftesën e Hradinajt e pranojmë vetëm si lider i AAK-së jo i PAN-it, tha Ymeri

10.07.2017 15:40:18

Kryetar i Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se ftesa e Ramush Haradinaj nuk është qartë për takim me partinë e tij, prandaj kërkon qartësim.

Ai tha se nëse kërkesa është bërë si lider i AAK-së për formimi e Qeverisë së re do t’i përgjigjem, por jo si përfaqësues i PAN-it.

“Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit për mbledhjen e parë”, tha ai.

Në qoftë se Haradinaj, sipas tij, po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje, “ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it”.