Fuad Ramiqi refuzon t’ua urojë Pashkët besimtarëve të krishterë

14.04.2017 20:46:22

Don Mikel Sopi, famullitar i Kishës Katolike në Kosovë dhe Kryetari i LISBA, Fuad Ramiqi, kanë diskutuar gjatë ditës së sotme për sulmet terroriste në Kosovë në një debat në Klan Kosova. Por, në fund Ramiqi ka bërë një gjest tepër të ulët. Ai nuk u ku uruar Pashkët besimtarëve të krishterë.

Kryetari i LISBA, Fuad Ramiqi, nuk ka pranuar t’ua urojë Pashkët besimtareve të krishtere. Ai në një paraqitje televizive ka hezituar ta bëjë këtë, duke bërë një gjest të ulët.

“ Unë jo”, ka thënë Ramiqi në fund të emisionit,  derisa Don Mikel Sopi, famullitar i Kishës Katolike, u ka uruar pashkët të gjithë besimtareve të krishterë. Pashkët besimtarëve të krishterë u ka uruar edhe drejtuesi i emisionit.

Për më shumë shiheni veprimin e Ramiqit në këtë video: