Fundi i juaj nuk është fundi i botës, o të mjerë!

22.12.2017 21:20:37

Nga Rexhep Kastrati

Tendencat për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës speciale janë tendenca që do të përshpejtojnë fundit e atyre që janë të tmerruar nga kjo Gjykatë. Hashimi i di, Kadriu e di, Ramushi e di, Nasimi e di, Batoni e di, Mefaili e di, edhe të tjerët e dinë se koha është që të dihet kush janë këta, të dihet se si janë kryer krime edhe ndaj shqiptarëve, të dihen përmasat e makabritetit që identifikohet me shprehjen: “punë e madhe që janë vrarë zyrtarë të LDK-së, por të dihet se si shokët ia kanë futur njëri-tjetrit si në kohë të luftës, si në kohë të pasluftës e deri më sot, dhe si do ta çojnë njëri-tjetrin burgjeve, se si do të nxjerrin bëmat e njëri-tjetrit dhe, ruana Zot, si do ta vrasin njëri-tjetrin.
Po, koha është të merret vesh kush ka vrarë, pse ka vrarë, kush ka eliminuar vrasësit dhe cilat janë lidhjet e strukturave mafiozo-politike me shërbimet sekrete serbe, ruse etj., cilat janë lidhjet e strukturave mafiozo-politike me mafian serbe dhe me mafiet tjera të shteteve aleate të Serbisë.
Gjithsesi koha është kush janë bashkëpunëtorët, hafiet dhe veglat e këtyre strukturave mafiozo-politike brenda dhe rreth LDK-së që e tradhtuan, që e sabotuan dhe që e spiunuan presidentin Rugova dhe veprimtarët tjerë të LDK-së dhe të mbështetësve të saj.
Këtë kohë nuk e ndalin dot as me nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën speciale, as me retorika destabilizuese, por as me veprime të tjera destruktive. Populli po e di, dhe nuk mashtrohet përsëri. Populli është lodhur me këta idiotë që po e tregojnë makabritetin e tyre sa më afër fundit të tyre.