Furgoni po bartte miliona euro, banditët i zënë pritën – detajet dhe...

Furgoni po bartte miliona euro, banditët i zënë pritën – detajet dhe pamjet e vjedhjes së tentuar në Itali

29.01.2020 19:41:20

Një sulm ‘i stilit ushtarak’ mbi një furgon sigurie në një autostradë veriore italiane dështoi të martën natën, tha policia të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, të paktën 15 banditë në gjashtë vetura ishin vënë në aksion.

Banda vendosi barriera të makinave të djegura dhe pengesa tjera, pranë daljes Melegnano në autostradën kryesore AI-në veri-jug afër Lodi.

Megjithatë, thuhet se sulmi dështoi kur furgoni i sigurisë arriti të gjente strehim në një zonë shërbimesh.

Furgoni i përkiste kompanisë Battistolli dhe po transportonte 8 deri në 9 milionë euro, kanë thënë burimet.

Për fat të mirë, përveç parave të shpëtuara, asnjë nga personat që gjendeshin në furgon nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.