Gani Sadiku e konsideron projektligjin për FSK-në zhbërje të ushtrisë

10.03.2017 13:19:31

Po shtohen zërat për mosvotim të projektligjit për FSK-në, e që e shohin të rrezikshëm për vetë FSK-në dhe për Kosovën. Gani Sadiku thotë se ushtria është kategori kushtuese e jo ligjore, dhe si i tillë, ky projektligj nuk duhet të votohet.

“LDK-ja, nuk duhet ta votoj zh’bërjen e FSK-së.

Në këtë formë nuk bëhet ushtria, por vetëm zh’bëhet. Çdo ushtri në botë është kategori kushtetuese e atij vendi, dhe jo kategori ligjore.
Ky është projekt i cili synon zhbërjen e FSK-së, dhe kjo arrihet më së lehti duke i acaruar mardhënjet me SHBA-NATO-BE.
Ështe rrezik me e ba FSK-në sikur UÇK-në, edhe sikur flamurin që e djegshin n’Prishtinë e pranojshin flamurin pa kurrfar simboli kobëtar. Ata që e zhvleftësuan UÇK-në, Flamurin tash po e zh’bëjnë edhe ushtrisë.” – thuhet në postimin e Gani Sadikut.