Zbulohen fotografi të sulmuesit të Dusseldorfit – dyshohet të jetë nga Kosova (Foto)

10.03.2017 13:27:40

Të enjten, një person i armatosur, që dyshohet të jetë me origjinë nga Kosova, me një sëpatë ka qëlluar në drejtim të pasagjerëve që ndodheshin në stacionin e trenit në Dussledorf.

Klan Kosova, nga lexues, ka siguruar fotografi të arrestimit të personit që kreu sulmin, që la të plagosur nëntë nga ta.

Ende nuk janë bërë të qarta motivet e sulmuesit, ndërsa Gjermania mbetet në një gjendje të lartë gatishmërie, pas një serie sulmesh terroriste gjatë 12 muajve të fundit.

Këto përfshihet edhe sulmi i tmerrshëm në një treg Krishtlindjesh në Berlin në dhjetor ku u vranë 12 persona. Nga një sulm tjetër me kamion, 48 persona mbetën të plagosur.