Ganimete Musliu: Kryeministër shkarkoje Stojanoviqin

04.11.2016 15:30:04

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zv/kryeministrit Branimir Stojanoviq.

Ajo i ka kërkuar kryeministrit Mustafa që ta shkarkojë menjëherë Stojanoviqin, për faktin se sipas saj derisa ai paguhet nga taksapaguesit e Kosovës nuk guxon të punojë në dëm të interesave të shtetit të tyre.

Postimi i plotë i Ganimete Musliut në Facebook:

“KRYEMINISTER REFLEKTO! Ky Zevendeskryeminister paguhet nga taksapaguesit e Kosoves dhe nuk guxon te punoj ne deme te interesave dhe shtetit te tyre. Keyeminister shkarko Zevendeskryeministrin Branimir Stojanoviq! Sjellja inferiore ndaj keti veprimi eshte sjellje inferiore ndaj Kosoves. Kosoves nuk i duhen perfaqesues qe sillen me inferioritet kur perdhosen vlerat e saj. #shkarko #zevendeskryeministrin #BranimirStojanoviq” (sic.).