Shqipëri: Policia i arrestoi dhjetëra vetë dhe i konfiskoi 4.2 tonë kanabis

04.11.2016 15:33:03

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se i ka konfiskuar 4.2 tonë të kanabisit në një depo të ndërtesës, ku 31 persona punonin në procesimin e drogës.

Në njoftimin e sotëm të policisë thuhet se afro 100 policë kanë depërtuar në një hapësirë afër qytetit Rrëshen, 75 kilometra në veti të Tiranës, më herët këtë javë.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 22 vetë, që janë gjetur në vendin ku kanabisi terej, ndërsa 9 femra janë lejuar të largohen, por ato, po ashtu, akuzohen për involvim dhe trafikim ilegal të drogës, raporton AP nga Tirana.

Për këto vepra, të gjithë ata mund të ballafaqohen me dënim me burg deri në 8 vjet individualisht.

Pas shkatërrimit të afro 2.5 milionë bimëve të kanabisit gjatë verës, që krahasuar me gjithë vitin 2015 është katër herë më tepër, policia tash po ndërmerr bastisje për t’i gjetur bimët e korrura, që po procesohen.

Në gjithë Shqipërinë, në muajin tetor, janë gjetur disa tonelata të këtyre bimëve.