Komiteti për Stabilizim dhe Asociim propozon hapjen e negociatave për Shqipërinë

04.11.2016 15:40:31

Komiteti për Stabilizim dhe Asociim i propozon Komisionit Europian hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Komiteti ka mbështetur miratimin e ligjeve që përbëjnë Reformën në Drejtësi në Shqipëri si edhe inkurajon implementimin e saj duke mbështetur vendin në ritmin pozitiv të reformave që ka ndërmarrë, raporton Albeu.com.

Pas këtij propozimi, duhet që Komisioni Europian të japë miratimin në mënyrë që të hapen negociatat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.