Kosova duhet të jetë krenare me vlerësimin që ia ka bërë Shtëpia e Bardhë, shikoni 23 fotot e vitit

30.12.2016 19:29:14

Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur disa fotografi që shfaqin momente të rëndësishme të administratës së Presidentit Barack Obama në vitin që po lëmë pas.

Në mesin e këtyre fotografive të postuara në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Facebook, është edhe vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë.

“Anëtarët e familjes Biden kalojnë autostradën për të shkuar në ceremoninë ku një rrugë është emëruar nga Qeveria e Kosovës si nderim për Joseph R. “Beau” Biden, III, si shenjë e respektit për kontributin e Beaus në Kosovë”, thuhet në përshkrimin e fotografisë nga Shtëpia e Bardhë, transmeton lajmi.net.

Fotografia është bërë më 17 gusht.

Në fotografitë tjera të përzgjedhura nga Shtëpia e Bardhë, kryesisht janë foto të Obamës dhe familjes së tij… Aty është foto me Putinin, pastaj me George Clooney… Kosova.

Më poshtë ju sjellim 23 fotografitë më të mira të Obamës dhe Bidenit, përfshirë edhe vizitën e Bidenit në Ferizaj. /Lajmi.net/

obi1 obi2obi3obi4obi5obi6obi7obi87obi9obi10obi11obi12obi13obi14obi15obi16obi17obi183obi19obi20obi21obi22