Nga Muhamet Mustafa
Fragment “Kapercimi i vetmise”, UET Press Tirane 2016. Postohet me shkas per te terhequr verejtjen per ate se institucionet tona ne dekaden e fundit , e harruan dhe neglizhuan bashkepunmimin me Lobin tone ne SHBA dhe konsideraten per te)
Në shkurt 1999 do të udhëtojmë përsëri në Tiranë, në një konferencë që e organizonte Instituti për mardhënie ndërkombëtare i udhëhequr nga Albert Rakipi. Konferenca e trajtonte pozitën e shqiptarëve në rrjedhat rajonale Kjo konferencë u spikat edhe me pjesëmarrjen e ish anëtarit të Kongresit Amerikan Jim Traficant dhe ish-kongresmenit dhe udhehëqësit të Ligës Civile Shqiptaro Amerikane Josef Dioguardi. Me ta ishin edhe antarë të tjerë të lobit shqiptar në Washington. Në Konferencë ishte edhe Janusz Bugajski nga Instituti për Studime Strategjike Ndërkombëtare në Washigton. Bugajski ishte shumë aktiv në fjalimet dhe komentet e tija gjithandej në Konferenca dhe media në favor të pavarësisë së Kosovës dhe intervenimit ndërkombëtar si një zgjidhje e vetme për problemin e Kosovës …..
… Edhe Traficant edhe Dioguardi ishin shumë aktivë gjatë Konferencës, dhe në media në shumë TV radio, qëndrore e lokale, asnjëherë pa ulodhur dhe pa refuzuar askend që nga mëngjesi e deri natën vonë. Një stil tipik amerikan, nuk ka lodhje, duhet shfrytëzuar çdo moment për objektivin. E ata e kishin si duket objektiv që zërin e Shqipërisë zyrëtare ta bëjnë më të dëgjueshëm rreth pavarësisë së Kosovës.Kjo Konferencë duhet të ketë qenë diku kah 20 Shkurti 1999, mbeti e shënuar me këto intervenime Diogardi- Traficant, por
… mua më mbetet në kujtim edhe për një fjalim të sinqertë dhe nga zemra të Diogardit. Vonë kur në Konferencë nuk kishin mbetur shumë njerëz, diku nga ora 6 e mbrëmjes Dioguardi foli për prejardhjen e tij arbëreshe, për shpërnguljen e të atit të tij nga Itlia në New York. Për fëmijërinë e tij me kushte modeste në New York, kur ishte shkolluar me sakrifica dhe punën e madhe që bënte i ati, duke shitur kraker (një lloj pije e gazuar) me karrocën lëvizëse që pijet i vendoste në një sanduk me akull nëpër rrugët e New Yorkut. Ai ishte shkolluar mirë, i kishte kryer studimet për ekonomi dhe ishte çertifikuar edhe për auditor me një ekspertizë të mirë. Por diku kah mesi i viteve 80’ ai hynë në gara për Kongresin e SHBA dhe fiton edhe në sajë të përkrahjes së shqiptarëve. Bashkë me patriotët e mrekullueshëm shqiptar në New York, në SHBA e gjetiu se shpejti formon LQSHA (Liga Qytetetare Shqiptaro – Amerikane) dhe vonë edhe lobin shqiptaro-amerikan. Më 1986 Kongersi Amerikan nxjerr një rezolutë në të cilën kërkohet nga Jugosllavia që të mos nëpërkëmbë të drejtat e shqiptarëve etnikë në Kosovë. E di edhe vetë se sa kishte alarmuar Beogradin dhe Qeverine federative kjo rezolutë.
– Atë ditë tha Dioguardi kur e kemi aprovuar rezolutën, kam shkuar ta vizitoj babain tim, i cili ishte i sëmurë, ratë. I tregova për lobin dhe rezolutën.
Ai u mallëngjye shumë dhe më tha bir, ja tash po shoh se çështja e Kosovës ka marrë një drejtim, ka marrë rrugëzgjidhje andaj po shkoj në atë botë më i qetë, po evokonte këto momente Jo Dioguardi…
Kjo ishte shumë prekëse dhe lotët veshtirëtë ndaleshin. Eshtë bërë tha Diogardi punë e madhe., – – Këmi bërë një rrugë të mirë, por tash jemi ballafaquar me një problem, përçarjen midis shqiptarëve në diasporë e edhe te ne në Amerikë. Ky ka qenë gjithnjë një problem, por u keqësua shumë kur u formuan partitë politikë në diasporë…
Që nga kjo Konferencë ne vendosëm një bashkëpunim të mirë me Dioguardin, duke e furnizuar atë me materiale apo me briefingje për aktivitetin e tij lobues.









































