Gara Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik: Këto janë listat e fituesve në nivel shkollash për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Deçanit e Mamushës (Dokument)

03.06.2019 17:48:04

Me publikimin e rezultateve në nivelin shkollor për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Deçanit dhe Mamushës në kuadër të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport sot përfundon publikimin e listave të kësaj faze.

Nga të dhënat për nivelin shkollor del se shkollat e komunës së Prishtinës kanë 1,575 fitues, komuna e Prizrenit 1,032 fitues, komuna e Deçanit 364 fitues dhe komuna e Mamushës 58 fitues. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna është 3,029

Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin shkollor përfshin mbi 15, 000 fitues.

Përmes Programit Nacional për Rininë, të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën, patën rastin të jenë pjesë e garave, ku përmes shkathtësive krijuese, shfaqën talentet e tyre në fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Drejtoritë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit si dhe shumë akterë tjerë kanë punuar shumë për të zbatuar suksesshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për nivelin komunal të garës.

Më poshtë gjeni listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Deçanit e Mamushës:iop

Prishtinë
https://knkrs.rks-gov.net/…/Prishtine-%20Lista%20e%20Fitues…

Prizren
https://knkrs.rks-gov.net/…/Prizren-%20Lista%20e%20Fituesve…

Deçan
https://knkrs.rks-gov.net/…/Mamushe-%20Lista%20e%20Fituesve…

Mamushë
https://knkrs.rks-gov.net/…/Mamushe-%20Lista%20e%20Fituesve…

Foto: Ilustrim