Tashmë përmes FindBUG të gjithë të talentuarit kosovarë e kanë mundësinë të testojnë aftësitë e tyre në Cross-Site Scripting (XSS).
XSS Challenge është një garë ku hakeret e sfidojnë vetën duke tejkaluar filtrat e sigurisë se ueb aplikacioneve dhe të shfletuesve të ndryshëm si “Google Chrome”, “Mozilla Firefox”, “Safari”, “Opera”, “Internet Explorer” etj.
Gara është hapur me 11 Shkurt në orën 16:00 dhe deri më tani vërehet një interesim më i madh i hakereve të huaj për ta sfiduar vetën por të inkurajojmë edhe hakerët vendorë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme ngase kjo është hera e parë që për ta ofrohet ky rast.
Dhe pa dyshim që kjo eksperiencë është në dobi të gjithë të talentuarve që duan ta zhvillojnë karrierën e tyre në fushën e teknologjisë informative, specifikisht në siguri kibernetike.
Gara përfundon me 20 Shkurt ndërsa për fituesin FindBUG ka rezervuar surpriza të mëtejshme. Hakeri që triumfon në këtë sfidë do të fitoj’:
-Një tiketë për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi që mbahet nga 2 deri më 4 Shkurt në Prishtinë;
-Është automatikisht pjesëmarrës në garën unikate “The Day When Hacking is Legal”;
-Dhe të gjitha shpenzimet e akomodimit;