Gashi: Nuk e votoj një mocion që shkon në dëm të LDK-së

10.04.2017 14:38:56

Deputeti nga LDK, Arben Gashi ka qenë një prej kundërshtarëve që partia e tij të lidhë koalicionin me PDK-në.

Por kur Nisma për Kosovën ka iniciuar një mocion i mosbesimit këto ditë, për rrëzimin e Qeverisë, Gashi thotë se nuk do ta votojë atë.

“Jo nuk do ta votojë një mocion që e dëmton LDK-në”, ka thënë shkurt Gashi për KlanKosova.tv.