Gashi premton zgjidhjen e problemit të kanalizimit në bibliotekë

05.04.2018 12:21:57
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, pas vizitës në Teatrin Kombëtar, të njëjtën gjë e bëri edhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, e cila që prej themelimi te saj ballafaqohet me probleme të rrjetit të kanalizimit.

Podrumet e këtij institucioni nuk kanë rrjet kanalizimi, ndërsa aty ruhen ekzemplarët e rëndësishëm.

Nga drejtori Fazli Gajraku dhe anëtarët tjerë të bibliotekës atij iu paraqiten problemet që i kanë, ndërsa ministri u zotua që investimi i parë që do të bëhet aty do të jetë ruajtja e ekzemplareve.

Gashi mes tjerash deklaroi që si me rastin e teatrit, edhe gjendja e bibliotekës lidhet me rishikimin e buxhetit, i cili pritet të bëhet në muajin qershor.

Ky fakt e gëzoi drejtorin Gajraku, i cili u shpreh se ky është lajmi me i miri që kishte marrë për një kohë të gjatë, meqenëse për shumë vite ka pasur edhe dëmtime te librave dhe ekzemplareve te vjetër që janë shumë të çmueshëm për Kosovën, njofton Klan Kosova.