Gashi pret përfaqësuesit e OBSH-së, bisedojnë për angazhimin e komunës së Obiliqit në menaxhimin e pandemisë COVID-19

17.07.2020 22:00:17

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mirëpritur në një vizitë, përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Anja Borojeviq, konsulente e OBSH-së dhe Bujar Rexhepi.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie.

Siç thuhet, Gashi nga njoftoi afër lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë globale COVID-19 në Obiliq, ku QKMF-ja, që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë, ka qenë në gjendje gatishmërie duke dërguar ekipe edhe në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, për kontrolle të bashkatdhetarëve, po ashtu në vazhdimësi, ekipe të QKMF-së kanë monitoruar situatën epidemiologjike në tërë territorin e Komunës së Obiliqit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga OBSH-ja, thuhet se e kanë vlerësuar lart punën dhe angazhimin e stafit të QKMF-së dhe gjithë shtabit emergjent lokal, në luftimin dhe parandalimin të këtij virusi, ku theksuan se “komuna e Obiliqit është shembull i menaxhimit të suksesshëm të pandemisë globale COVID-19″.

Në fund, Gashi ka falënderuar përfaqësuesit e OBSH-së, për vizitën e tyre, ku është shprehur se prioriteti dhe përkushtimi ynë i përhershëm mbetet mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.