Dhjetëra qytetarë në pritje të Thaçit në Morinë

Dhjetëra qytetarë në pritje të Thaçit në Morinë

17.07.2020 20:01:51

Pas njoftimit se presidenti i vendit, Hashim Thaçi është nisur nga Shqipëria në Kosovë, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në pikën kufitare në Morinë.

Qytetarët në Morinë thanë se ata kanë dalë ta mbështesin Thaçin, duke shtuar se ai dhe lufta e UÇK-së nuk janë vetëm.

Thaçi, i cili ka mbërri në Tiranë nga Haga pas intervistimit katër ditor që kishte nga Dhomat e Specializuara.

Presidenti ka njoftuar se nesër do t’iu drejtohet qytetarëve në ora 20:00, rreth intervistimit në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”,  ka shkruar ai në Facebook.

Për të pritur Thaçin, kanë dalë edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ndërkaq,  presidenti Thaçi do të ndalet për t’i përshëndetur qytetarët, të cilët janë duke e pritur atë tash e disa orë.