Muaji maj përfundimisht është muaji kur do të vendoset nëse vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme apo jo.
Pesë partitë politike, PDK, LDK, VV, AAK e Nisma kanë treguar qëndrimet e tyre ditë më parë se me kë do të bënin koalicione nëse vendi shkon në zgjedhje.
E, Aleanca Kosova e Re (AKR), që në zgjedhjet e fundit nuk mundi të kaloj pragun zgjedhor, paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme do të garoj prapë e vetme.
I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se vendi ka stagnuar dhe se zgjedhjet janë të pashmangshme.
“Vendi duhet të shkoj në zgjedhje, këtu çdo gjë stagnon, kurse institucionet zhvatin djersën e qytetarëve. AKR me gjasë do të garoj e vetme në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Pacolli.
Kujtojmë se në zgjedhjet qendrore të 2014-tës, AKR-ja mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi mori vetëm 4.65% të votave.






































