Gaxherri i del në mbrojtje kryeministrit

15.02.2017 13:26:11

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri i del në mbrojtje shefit të saj të partisë, kryeministrit Isa Mustafa.

Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit Glauk Konjufca me ç ‘rast ia ka përmendur tenderët që Qeveria ia ka dhënë djemve të kryeministrit, Gaxherri ia ka përmendur atij punësimet në komunën e Prishtinës që sipas saj janë të jashtëligjshme.

Gaxherri tha se djemtë e kryeministrit Isa Mustafa kanë biznes privat dhe askush nuk ka nevojë të merret me fëmijët e askujt.