Gazeta italiane jep emrat e viktimave në aksidentin e aeroplanit në Shkup

07.09.2016 09:02:39

Sipas Corriere dela Sera, Visar Begaj, kosovar me shtetësi italiane është një nga viktimat e rrëzimit të aeroplanit në Shkup, transmeton lajmi.net

Të tjerët janë të gjithë italianë. Piloti Francesco Montagner, president i aero-klubit sportiv amator të Trevisos, zëvendëspresidenti i këtij klubi Dario Bastasin, Luca Dalle Mulle, Angelo Callegari dhe Ilaria Berti.

Viktimat kanë jetuar në Padua dhe Udine të Trevisos.

Mediat në Maqedoni dje raportuan se nga rrëzimi i aeroplanit mbetën të vdekur dy kosovarë. Fillimisht u tha se Visar Begaj vdiq së bashku me vëllanë e tij, ndërkaq lajmi u demantua më vonë.

Sipas njoftimeve, Begaj së bashku me italianët kishin planifikuar të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës në komunën e Istogut