Gazeta serbe citon presidentin rus: Më jepni Krimenë, ja ku e keni Kosovën

10.09.2016 18:17:43

Presidenti rus Vladimir Putin ditë më parë theksuar se Perëndimi nuk dëshiron të njohë vullnetin e popullit të Krimesë, për vetëvendosje të tyre teksa sipas tij kur është fjala për Kosovën bën thirrje për respektimin e vullnetit të popullit.

“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë madje e kuptojnë këtë gjë”kishte thënë Putin për ‘Bloomberg, transmeton Indeksonline.

Ndërsa këto fjalë të tij kanë bërë që sot gazeta serbe ‘Blic’ të mbushë ballinën e saj me citat të presidentit rus ku thuhet : Më jepni Krimenë, ja ku e keni Kosovë.

Ndërsa Putin gjatë intervistës së dhënë kishte përmendur shembullin e Krimesë, ku siç tha ai, këta partnerë janë duke u përpjekur të mos shohin vullnetin e popullit në Krime, ku 70 për qind e tyre rusëve, dhe pjesa tjetër flasin rusishten si gjuhën e tyre amtare.

“Ata thjesht nuk duan ta njohin. Dhe në një vend tjetër, Kosovë, ju mund të përdorni vullnetin popullit, por jo këtu. Kjo është e gjitha një lojë politike”, kishte thënë Putin.

Duke folur për zonën e zgjerimit të ndikimit, Putin tha se Moska nuk ka nevojë për këtë.

“Kam bërë nëntë orë fluturim nga Vladivostok në Moskë. Kjo është diçka më pak se nga Moska në Neë-York, në tërë Evropën Perëndimore dhe Oqeanin Atlantik. A mendoni vërtetë se ne kemi nevojë për të zgjeruar këtë”, ka pyetur Putin.