Gazetares i bie të fikët në konferencën e Barack Obamës

17.12.2016 18:29:48

Në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit të President të SHBA-ve, Barack Obama, një gazetare humbi ndjenjat papritur.

Presidenti Obama ndërpreu fjalimin e tij për disa momente, deri sa gazetares iu ofrua ndihmë mjekësore.

Obama urdhëroi edhe mjekun e tij personal që ta ndihmonte dhe ta shoqëronte për në dhomën tjetër. Kjo ishte mbledhja e fundit e Presidenti Obama me gazetarët në prag të fundvitit.