Gazetarët, Monika Kryemadhi: Fyerjet e Ramës, shenjë e qartë që ka frikë

26.10.2017 13:49:20

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me qëndrimin që Edi Rama mbajti dje ndaj medias.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shkruan se sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin.

“Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median. Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin. Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrsesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit”, shprehet Kryemadhi.