Gazetari e thotë troç në ‘Open’: Vetëm në supermarket nuk gjen hashash sot

07.10.2020 21:33:25

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, teksa temë diskutimi ishte zhdukja e 3 të rinjve në Malësinë e Madhe tha se ditët e sotme vetëm në supermarket nuk gjen hashash.

Ai tha se është rikthyer viti 2016 kur e gjithë Shqipëria ishte e mbjellë me hashash.

“Dyshimet nga burimet e mia janë dy viktima dhe një i mbajtur peng ende. Ajo që mua më ka befsauar në këtë vit që i ngjan 2016, në prag zgjedhjesh e në prag kulmi hashashi, ajo që më befason është çfarë po bën policia?

Policia është kthyer në brigadierë të parcelave. 2016 do zërë vitin e dytë për sasinë e drogës. Vetëm bulevardin nuk e ke të mbjellë me hashash. Grupet kriminale po bëjnë namin,” tha Çollaku.