A do të ketë shërbim të detyrueshëm ushtarak? Flet ministri i Mbrojtjes

07.10.2020 21:30:46

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka treguar në T7 se a do të bëhet i obligueshëm shërbimi ushtarak për të rinjtë.

Një premtim i tillë ishte dhënë nga Albin Kurti, në kohën kur ishte kryeministër derisa ishte në koalicion me LDK-në. Quni edhe atë kohë ishte ministër i Mbrojtjes.

“Kjo do një elaborim më të gjerë. Shërbimi i obliguar është një qëndrim i përbashkët i dy partive, pra në koalicionin mes VV’së dhe L:DK’së. Kjo është vazhduar në koalicionin e tanishëm. Pra për shërbim të detyrueshëm ushtarak tre mujor. Dokumenti është në përgatitje dhe afati i fundit për dorëzim është muaji dhjetor. Në atë ekspertizën që kemi bërë duhet t’i shohim të gjitha obligimet kushtetuese, financiare etj… dhe pastaj mbetet në dorë të institucioneve shtetërore që të shohin se cilat janë benefitet e cilat rreziqet e këtij ligji”, tha ai.