Gazetari maqedonas nxit bashkëkombësit për luftë kundër shqiptarëve

27.02.2017 14:53:30

Gazetari maqedonas, Dragan Pavloviq Llatas është duke nxitur bashkëkombasit e tij për luftë kundër shqiptarëve. Ai në shkrimin e tij të fundit parashtron tezën se si jetojnë maqedonasit atje ku shqiptarët e kanë pushtetin.

“Shikoni se si jetohet nën pushtetin e gjuhës shqipe. Nuk duhet të shikoni më larg, shikoni në Kosovë. Shikoni në Tetovë, Gostivar, Strugë, Haraçinë, Studeniçan”, u shpreh Latas.

“Ti që ke votuar për Zaevin, për dy gjuhësinë dhe kantonizimin dhe jeton në Shkup, Manastir, Strumicë, Prilep, Kavadar, Shtip, a e di se si jetojnë maqedonasit atje ku shqiptarët e kanë pushtetin: Dibër, Tetovë, Gostivar, Haraçinë, Likovë, Cair, a do të ndërrohesh me to, ose me serbët dhe turqit në Kosovë? Jo nuk do të zëvendësohesh.”, shkroi Dragan Pavloviq Latas.

Dragan Pavloviq Latas është gazetar maqedonas me origjinë serbe.