Selimi: Nuk do t’i lejojmë të shiturit të shesin tokë të Kosovës

27.02.2017 14:42:55

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se nuk do të lejojnë që të shiturit të shesin tokë të Kosovës.

Ai në rrjetin social Facebook shkruan se Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk duhet të kalojë.

“Nuk do t’i lejomë të shiturit të shesin tokë Kosove! Nuk bën të kalojë Marrëveshja Për Demarkacion me Malin e Zi!”, shkruan Selimi.