Gecaj e Koci debatojnë për demarkacionin (Foto)

13.08.2016 22:35:22

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci thotë se hartat jugosllave po tregojnë që me këtë version të demarkacionit po humbim territor. “Jam i bindur se jugosllavët kurrë nuk ka kishin dhënë tokën, që nuk është e jona”, ka shkruar Koci në llogarinë e tij në Facebook.

Por, nuk ka vonuar shumë se në “debat” është inkuadruar Bajram Gecaj, zv/ministër dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

“Leje mos u përzi në punë në të cilat nuk merresh vesh”, ka shkruar fillimisht Gecaj. Këtij komenti i është përgjigjur Koci, duke kërkuar të bindet që nuk është ashtu. “Më bindë që ti merresh vesh, nuk isha përzi”.

“Letrat ashtu po thonë…”, ka shkruar më pas Gecaj. “Bajram Gecaj , po thu që jugosllavët na kanë falë tokë, sipas hartave, që na kanë dashtë shumë a?”, ia ka kthyer Koci, Gecaj.

Por, ajo që ka thënë më pas Gecaj, duket interesant dhe e befasishme. “Na i kanë pre teshat pa na pyet fare…”, ka shkruar Gecaj.