Gecaj ia kujton VV-së kur asamblisti i tyre shtiu me armë mbi nxënësit e vet

15.10.2016 19:15:39

Më herët zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, e lidhi rrahjen e një vajze të mitur nga familjarët me vet, me PDK-në.

Mirëpo anëtari i PDK-së, Arben Gecaj ia ka rikujtuar VV-së, kur asambleisti i tyre dhe arsimtar i një shkolle në  Rahovec kishte gjuajtur me armë në drejtim të nxënësve.

Gecaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se asnjë parti politike nuk e lidhi këtë ngjarje si diçka që u bë nga VV.

Gecaj ka shkruar se kjo tregon katandisjen e kësaj partie.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të provosh të perfitosh politikisht në fatkeqësine e nje vajze të rrahur brutalisht, siç është rasti sot nga zedhenesi i VV është dhunë, është dicka shumë primitive, banale dhe politikisht e moralalisht jokorrekte.

Frashër Krasniqi duhet ti kujtojmë rastin në Rahavec të para disa muajëve kur pedagogu – asambleistë dhe udheheqesi i VV ne Rahovec shtiu mbi grupin e fëmijëve në oborrin e shkollës!

Askush nga partite politike nuk politizoj me rastin, te gjithe e gjykuan si dicka individuale dhe nuk paragjykuan madje as motivin se pse ndodhi kjo. Asnjëra nga partitë nuk e nderlidhi rastin me përkatësinë partiake te ciles i takonte pedagogu.

VV me ketë model të politikëberjes vetem se tregon në çfarë krize identiteti është katandisur, menyra se si ajo percepton, intepreton dhe kapitalizon nga krizat ne shoqeri, tregon se ne cilën shkallë deprosioni gjindet si organizatë politike. E mbetur ne mes dështimit për permbysjen e rendit shoqeror e tentimit per bllokimin të jetes politike në njëren anë dhe në anën tjetër mosfuqisë për te organizuar edhe nje protestë të vetme e bën edhe më depresive dhe skajshmerisht irituese.