Gecaj: Ndotja e ajrit po përdoret për të tërhequr vëmendjen nga problemet tjera të kësaj qeverie

31.01.2018 19:47:08

Në një shkrim në pofilin e tij në Facebook, Gecaj shkruan për rëndësinë që papritur iu dha ndotjes së ajrit. Jo se kjo temë nuk është e rëndësishme, dhe nuk meriton një rëndësi të tillë, por sepse Gecaj mendon se kjo temë po keqpërdoret që të tërhiqet vëmendja nga p-roblemet e shumta të tjera të kësaj qeverie.

Gecaj gjithashtu citon edhe Avokatin e popullit, i cili tha se kuvendi ishte i njoftuar për ndotjen e ajrit, megjithatë nuk reagoi fare deri tani, transmeton fokusi.org

Më poshtë mund të gjeni shkrimin e plotë të Gecaj:

“Avokati i Popullit: Kuvendi ishte i njoftuar për ndotjen e ajrit, por nuk diskutoi fare”

Ndotja e ajrit nuk është diçka që befasisht na “piku nga qielli”… nuk ka dyshim fare se është çështje shumë e rëndësishme dhe si e tillë duhet trajtuar me seriozitetin më të madh … megjithatë, ka dozë të madhe dyshimi se u shndërrua papritur në çështje ditore për të tërhequr vëmendjen nga problemet tjera të shumta të kësaj qeverie! Në këtë nivel të ndotjes kemi arritur pas një kohe të gjatë të neglizhimit të kësaj teme, dhe do të na duhet edhe mjaft kohë (të shpresojmë jo edhe aq e gjatë) për ta sanuar atë. Por ajo për çfarë nuk kemi fare kohë është heqja qafe sa më parë e kësaj qeverie – mos të lejojmë të tërhiqemi në lojën e tyre!