Gecaj u kërkon falje votuesve të LDK-së për koalicionin me PDK-në

23.05.2017 22:15:30

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, u ka kërkuar falje votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që partia hyri në koalicion me PDK-në për të bashkëqeverisur vendin.

 

Gecaj, i cili para rrëzimit të Qeverisë kishte mbrojtur koalicionin ndërmjet LDK’së e PDK’së, ka thënë në RTV Dukagjini se bashkëpunimi me PDK-në ka qenë vendim i gabuar.

“U kërkoj falje votuesve të LDK-së për gabimin që kemi bërë, duke hyrë në koalicion me PDK-në”, është shprehur Gecaj.