Rreth 150 fëmijë nën moshën pesëvjeçare vdesin për çdo ditë në Myanmar (Foto)

23.05.2017 21:56:09

UNICEF ka raportuar se në Myanmar, vdesin për çdo ditë nga 150 fëmijë nën moshën pesëvjeçare, shkaku ndalesës së ndihmave në zonat e luftimeve.
Me gjithë reformat dhe përpjekjet për pajtim, të ndërmarra nga qeveria e Aung San Suu Kyi, fëmijët që jetojnë në vende të varfra dhe nën pushtim nuk kanë qasje në ndihma, transmeton Telegrafi.
Fëmijët pësojnë rëndë në Myanmar nga ndalimi i ndihmave
“Ky duhet të jetë një alarm, për të gjithë të vegjlit që nuk po përfitojnë nga reformat që janë bërë në këtë vend” thuhet mes tjerash në raportin e UNICEF.

Pabarazite të mëdha, posaçërisht në vendet më të largëta, kanë bërë që të pësojë kjo kategori, derisa më të prekurit janë të porsalindurit që vuajnë nga pneumonia.

Derisa në vendet e zhvilluara, norma e vdekjes te fëmijët është katër në 1,000, në Myanmar për momentin është 50 në 1,000 fëmijë.