Gërxhaliu tregon kur do të bëhet obduksioni i trupit të pajetë të Makollit

04.04.2017 09:11:20

Rrethanat e vdekjes së të paraburgosurit Naser Makolli në burgun e Lipjanit nuk janë qartësuar ende ndërkohë që pritet të bëhet obduksioni.

Drejtori i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Sokol Zogaj tha :se nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe duhet pritur obduksioni.

“Pritet obduksioni qe do të na tregojë për shkakun e vdekjes”, tha Zogaj.

Ndërsa Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se trupi është pranuar rreth orës 15:00 në këtë institut.

“Trupi është pranuarsot rreth 15 ne IML, ndërsa nesër do të bëhet obduksioni”, tha Gërxhaliu.

Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë ende detaje për rrethanat e vdekjes së Naser Makollit, i cili po gjendej në paraburgim në Lipjan si i dyshuar për një vrasje të rëndë të vitit të kaluar ndërsa zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ngritur dyshime për faktin se Makolli thuhet që ka qenë personi i parë që e ka vërejtur Astrit Deharin të plagosur në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, në nëntor të vitit të kaluar.