Valon Murtezaj: Pa demarkacionin nuk ka viza, mesazhi është i qartë

Valon Murtezaj: Pa demarkacionin nuk ka viza, mesazhi është i qartë

04.04.2017 10:06:22

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka thënë se vonesa për liberalizimin e vizave për Kosovën është i dhimbshëm.i

Ai ka thënë se kushti i vendosur nga Bashkimi Evropian – ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka qenë i drejtë.

“Jemi të vetmi në Evropë që na është bërë regjimi i vizave. Këtu kushti që na vendoset edhe nga BE nuk ka qenë fer”, ka thënë Murtezaj

“Dëshirojmë të integrohemi në familjen evropiane dhe duhet të zbatojmë kriteret”, ka shtuar ai.

“Mesazhet janë të qarta, pa kaluar demarkacioni nuk ka viza. Në fillim s’e kemi marrë seriozisht, por kohëve të fundit me gjakftohtësi na thonë: kryejeni punën vazhdojmë për vizat”, ka përfunduar ai.