Geshtenja qe goditi supin e saj, atë buzë mbremje vjeshte te arte…”!!!!

10.11.2020 11:37:45
Nga Pirro Minella
…..Para disa ditesh u ndodha në një rruge të Tiranes, isha në trotuar dhe po prisja nje shokun tim. Kur befas nga një peme geshtenje të eger, u shkeput nje kokerr dhe ra ne këmbet e mia….
Ishte vjeshte viti i trete student. Ne muzg isha tek xhaxhallaret e mi, Rruga Elbasanit, ngjitur me Redaksinë e Revistes “Ylli”, nr 73, po prisja të vinte djali i xhaxhait, Berti. I shkujdesur hidhja veshtrimin rreth e rrotull, me shprese qe nga çasti ne çast, do të vinte.
Vjeshta kishte ardhur ngjyra ngjyra, nuk i thonë kot. Mbreteresha e artë, plot me fruta te shijshme, ku tavolina mbushet me rrush e dardhë. Befas mu kujtuan dy vargje për vjeshten:
“Vjeshtë, moj e bukur vjeshtë,
të kam rrush, shegë e pjeshkë…”
Rruges po kalonte një vajzë e brishtë e embel, me siguri studente e kthyer nga diku, e zhytyr në mendime, më kaloi fare afer dhe për një moment i pashë dhe sytë, të bukur të zinj, por qe mbante përtoke, sic duket nuk deshti debat me syte e mi.
Kishte veshur nje xhakete ngjyre kafe te celet. Pantallona terital ngjyre te erret. Floket i kishte ngjyre kafe te erret, te gjata dhe i lekundeshin lehte ne supet e saj.
Nuk kaloi as dhjete metra dhe nje kokerr geshtenje u shkeput nga pema dhe e goditi embelsisht ne sup.
Vajza u step, ndali e hutuar, u kthye nga unë dhe me vështrim pyetes me sytë e saj sikur më tha: “Perse më godite, valle njihemi ne” !?
Unë e pashë dhe menjehere me lindi mendimi, qe ta sqaroja kete “keqkuptim” te rastesishem. U afrova dhe më zë të qetë i thashe”
-Nuk të godita unë, por të goditi vjeshta.-shtova sic duket vjeshtes i terhoqi vemendje profili yt i bukur dhe pak i hutuar dhe të kujtoi, se si gjethet, qe bien ne vjeshte, sipas poetit tonë edhe mbiemrat e vajzave ndryshojnë.
Kur pashë buzet e saj, si korale te bukura, menjehere me shkrepi mendimi se një puthje e tyre do me cmendte.
Prapa syve te saj te bukur fshihen sekrete me te thëlla se vete deti misterioz…
…..Befas u përmenda.
Qeshi, lehte, e kuptoi, qe isha i pafajshem, tundi lehte kokën dhe pasi me dha doren vazhdoi rrugen e qetë me atë hapin e lehte….
E ndoqa silueten e saj qe zvogelohej perhere e më shumë deri sa humbi ne thellesi drejt Qyteti Studenti..,,,,