Gjahtari i gjarpërinjve (Video)

15.10.2016 15:47:41

India është shtëpia e qindra lloje gjapërinjsh, njëri më helmues se tjetri dhe nga të dhënat e autoriteteve vendase të shëndetësisë, çdo vit gjejnë vdekjen me qindra persona nga pickimi i këtyr zvarranikëve.

Por është një indian, i quajtur Salem Khan që jo vetëm nuk u druhet gjarpërinjve, por i kap dhe qëndron mes tyre pa asnjë problem.

Videoja është xhiruar në një zonë të pyllëzuar në afërsi të qytetit Bhopal dhe në përshkrimin e saj thuhet se zvarranikët ishin kapur më herë nëpër fshatra dhe qendra të tjera të banuara të provincës, janë futur në një thes dhe më pas janë liruar sërish në natyrë pasi më parë ishin siguruar se nuk kishte njerëz të tjerë vërdallë, shkruan Top Channel

Në thes kanë qenë rreth 100 reptilë, mes të cilëve edhe kobra e famshme, gjarpëri simbol i Indisë, por që është edhe tejet helmues.